TË REJA Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit YCEEC dhe Creative Writing "Mësimdhënia dhe të Nxënit në Epokën Digjitale” Departamenti i EEL organizon leksionin e hapur me Prof. Assoc. Dr Ivana Trajanoska Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit ndau çmimet e dy konkurseve për maturantët Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” “Alumni Meeting – Career Path and Success” Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) KALENDARI I AKTIVITETEVE 30NËN Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” 17NËN Panairi i Librit - Promovimi i librit "Enciklopedia Imagjinare” 14NËN Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” 09NËN Bashkëbisedim me Z. Philip McCann 02NËN Takim me të Diplomuarit - Rrugët Drejt Suksesit dhe Karrierës 03TET Ditët e orientimit 24MAJ "Bedër Alumni Reunion" NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 25NËN Defining and understanding quality teaching PhD Candidate Julie Cowan nga Universiteti i New Castle zhvilloi një leksion të hapur me studentët e masterit profesional të departamentit të edukimit dhe gjuhës angleze me teme: “Përcaktimi dhe kuptimi i mësimdhënies cilësore”. Znj. Cowan u ndal në disa pika kyçe të mësimdhënies, integrimin e njohurive dhe të marrëdhenies me studetët. Ajo theksoi se informacionet për temat përkatëse duhet të përzgjidhen me shumë kujdes duke marrë parasysh kohën, ndryshimin e kulturave dhe përceptimeve. Gjithashtu shtoi se duhen përdorur një sërë strategjish mësimore për të inkurajuar zhvillimin e mendimit kritik të studentëve, zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e performancës së tyre. 10NËN Promovimi i librit "Ngjyrat e Viteve" Në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër u promovua romani “𝐍𝐠𝐣𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐕𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞” i shkrimtares Sonila Strakosha. Shkrimtarja Sonila Strakosha bëri një prezantim të librit duke përcjellë tek pjesëmarrësit ndjesitë dhe përjetimet e saj gjatë kohës kur ka shkruajtur romanin. Gjithashtu gjatë bisedës u diskutua mbi artin e të shkruarit dhe rëndësinë e leximit dhe rolin që ka letërsia në ndërtimin e kujtesës dhe imagjinatës. Gjatë prezantimit të librit lektorja e gjuhës dhe letërsisë angleze Dr. Edona Llukaçaj, lektorja e shkencave të komunikimit Dr. Brikena Smajli si dhe profesorë dhe studentë të gjuhës dhe letërsisë angleze dhe të shkencave të komunikimit ndanë përshtypjet dhe mendimet e tyre mbi romanin. Romani “Ngjyrat e Viteve”, është një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve '80 dhe një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me dëshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës. Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të ëndërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë dhe Arta do ndjekë rrugën e vet. Por realiteti i përtej ekranit nuk është me aq ngjyra sa ajo e kishte imagjinuar. Ky roman i ri i Sonila Strakoshës ndërton një urë mes dy periudhash në vend, mes dy realitetesh, dy gjuhësh, traditash e zakonesh të ndryshme. Por gjithçka duket se ravijëzohet me gri, në të gjithë nuancat e saj. Ajo është fituese e disa çmimeve në konkurse letrare organizuar në Itali dhe pjesë e antologjive letrare në vendin fqinj. 09NËN Vizitë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" Studentët e vitit të parë, të shoqëruar nga lektorët e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Anglese, zhvilluan një vizitë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe". Studentët patën mundësinë të njihen me fakte dhe histori, të cilat tregojnë pamje nga periudha më e errët e historisë së vendit. 02NËN Takim informues me departamentin e edukimit dhe gjuhës angleze Njësia e Sigurimit të brendshëm të Cilësisë së bashku me Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi takimin informues me GVB për vlerësimin e brendshëm të programit “Master profesional në mësuesi gjuhë angleze” që ofrohet nga departamenti i edukimit dhe gjuhës angleze. Në takim u diskutuan ngritja e GVB, koordinimi i punës, afatet kohore, njoftimi dhe përfshirja e studentëve në procesin e vlerësimit të brendshëm. 28TET Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor Departamenti Shkencave të Komunikimit dhe Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan leksionin e hapur me temë “Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor”. E ftuar për leksion ishte profesoresha dhe shkrimtarja nga Universiteti Amerikan i Shkupit, Prof. Asoc Dr. Ivana Trajanoska. Ajo diskutoi me studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Shkencave të Komunikimit në lidhje me kulturën, rëndësinë e saj në komunikim, bashkekzistencën e kulturave. Prof Trajanoska diskutoi me studentët idenë e të menduarit jashtë kutisë. Sipas saj, komunikimi ndërkulturor duhet të shihet si mënyrë të menduari jashtë kutisë. Leksioni u zhvillua në mënyrë interaktive, dhe student patën mundësinë të pyesnin dhe të angazhoheshin me ushtrime. 17TET Ditët e orientimit. Viti akademik 2022 - 2023 Në kuadër të ditëve të orientimit studentët e vitit të parë të Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Anglese u prezantuan me stafik akademik dhe gjithashtu zhvilluan biseda konstruktive. Studentët morën këshilla të vlefshme dhe u njohën me të gjitha aspektet për të pasur një mbarëvajtje të suksesshme të jetës studentore. 01QER Arta Dade në Bedër, zgjedhja e Presidentit dhe integrimi në BE E ftuar në një takim të hapur me studentët e Kolegjit Universitar Bedër ishte znj. Arta Dade, e cila bisedoi me ta lidhur me aktualitetin politik në vend, zgjedhjen e Presidentit të Republikës, perspektivat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, etj. Arta Dade është një nga figurat më të spikatura të politikës shqiptare në periudhën e tranzicionit, e cila u angazhua në politikë aktive në një kohë kur gratë në këtë sferë ishin të pakta. E para grua që mbajti postin e ministres së Jashtme, ish-ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, deputete e Kuvendit të Shqipërisë për pesë legjislatura radhazi. Ndër të tjera, znj. Dade ka shërbyer për shumë vite si Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ajo tregoi rrugëtimin e saj në politikë, duke i inkurajuar studentët që si të rinj të bëhen pjesë aktive e shoqerisë për të marrë në dorë fatet e vendit. Në diskutim ajo shprehu bindjen e saj se partitë politike shqiptare kanë humbur nga identiteti i tyre, duke mos mbështetur politikat e krahëve që përfaqësojnë, qofshin të majta apo të djathta. Znj. Dade foli dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri. “Kam qenë mbështetëse për një grua, por jo që patjetër në detyrën e Presidentit të jetë grua. Pavarësisht në është burrë apo grua, e rëndësishme është të luajë rolin që i takon e Presidentit”, tha ajo. Nga ana e tyre studentët patën mundësinë e pyetjeve, duke ndezur edhe debate për temat më të “nxehta” politike në vend. 20MAJ Edicioni i 8-të i Konferencës Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale, ICESS 2022 Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi Konferencën e VIII Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale – ICESS 2022, me temë: “Perspektivat e reja në edukim dhe shkenca sociale”. Konferenca u organizua në bashkëpunim me partnerët: Universiteti “Aleksandër Xhuvani” (Elbasan), “Educators without Borders International”, si dhe ELTA - English Language Teachers Association. Në konferencë morën pjesë mbi 60 referues nga 14 vende të ndryshme të botës. ICESS 2022 ofroi një mundësi për akademikët dhe profesionistët e fushave të edukimit dhe të shkencave sociale. Punimet e konferencës u përshëndetën nga Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, njëkohësisht dhe Kryetare e Konferencës, Dr. Ana Uka, e cila theksoi rëndësinë e kësaj conference, sidomos në periudhën në të cilën po kalon bota pas pandemisë së Covid19. Rektori i komanduar i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, shprehu rëndësinë që kanë të tilla organizime dhe tha se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të jenë të vlefshme për studiuesit e këtyre fushave. Punimet e konferencës i përshëndetën dhe Kryetari i Bordit të Administrimit të KU Bedër, Dr. Skënder Bruçaj; Prof. Dr. Mohammed A. Albaili, Kryetar i “Educators without Borders International”; Prof. Asoc Dr. Elisabeta Osmanaj, dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Shpresa Delija, ish-Presidente e ELTA - English Language Teachers Association dhe profesoreshë në Universitetin e Tiranës. I ftuar në cilësinë e folësit kryesor, Prof. Dr. Mohammed A. Albaili, mbajti një referatë me temë: Ri-konceptimi i mësimdhënies dhe të nxënit pas Covid19. Gjithashtu në cilësinë e folësit kryesor ishte dhe Prof. Dr. Baharul Islam nga Indian Institute of Management Kashipur, Indi. Ky i fundit referoi temën: “Autonomia” dhe “motivimi” mes kërkuesve shkencorë gjatë pandemisë Covid19: Një studim fenomenologjik”. Më pas, koferenca vazhdoi edhe me 2 sesione të tjera, me nga 3 seksione secila. Sesionet u zhvilluan në formatin hibrid, me referuesit të pranishëm në Kolegjin Universitar Bedër dhe online.