

Studentët e Vitit të Tretë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, së bashku me anëtarët e Youth Club morën pjesë në promovimin e librit” Enciklopedia Imagjinare”, postroman, të Prof. Dr Bajram Kosumi, organizuar në Panairin e Librit të Tiranës.
Në bashkëbisedimin me studentët, Kosumi foli për Letërsinë Shqipe e atë të huaj dhe për rëndësinë e studimeve te thelluara në Shkencat Humane.
Ai gjithashtu foli për vizitën e tij të parë në Bedër 7 vite më parë dhe mbresat pozitive që takimi me studentet kishte. Për më tepër Profesori i Nderuar dhe Intelektuali i angazhuar, Kosumi shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për një tjetër vizitë dhe takim të zgjeruar me studentet dhe stafin e Bedër, në të ardhmen e afërt.