Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër” në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Amerikan të Shkupit organizoi një leksion të hapur me Prof. Assoc. Dr Ivana Trajanoska, me temë: "The Importance of Inderdisciplinary provisions in Higher Education". Të ftuar në leksion ishin anëtarë të stafit akademik, të cilët shkëmbyen ide dhe mendime rreth temës.
Gjithashtu, Prof. Trajanoska zhvilloi një leksion të hapur edhe me studentët e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, me temë: Stylistic elements in Business Writing.
Studentët u angazhuan në leksion duke i drejtuar pyetje të ftuarës.
Leksionet e hapura u organizuan në kuadër të programit “KA171-HED - Mobility of higher education students and staff supported by external policy funds”.