Të dashur miq,
Shkolla e Lartë "Hëna e Plotë" BEDËR si një qendër e autorizuar testesh ETS ofron tashmë provimin TOEFL iBT®.
Testi TOEFL iBT®., i cili administrohet nëpërmjet internetit, është një pjesë e rëndësishme e udhëtimit tuaj për të studiuar në një vend anglisht-folës.
Rreth testit TOEFL iBT®. :
Testi TOEFL iBT® mat aftësinë tuaj për të përdorur dhe kuptuar gjuhën angleze në nivelin universitar. Ai vlerëson se sa mirë ju kombinoni aftësitë tuaja në dëgjim, lexim, të folur dhe në të shkruar për të kryer detyrat akademike.
Më shumë se 30 milionë njerëz nga e gjithë bota i nënshtrohen testit TOEFL për të treguar aftësitë e tyre në gjuhën angleze. Mesatarja e aftësive në gjuhën angleze varion midis nivelit Mesatar dhe të Avancuar. Ideal për:
Nxënësit që planifikojnë të vazhdojnë studimet në një institucion të arsimit të lartë
Testimin e pranimit dhe përfundimit të studimeve në një program në gjuhën angleze
Kanditatët e bursave dhe ata të çertifikuar
Studentët e gjuhës angleze të cilët dëshirojnë të ndjekin progresin e tyre
Studentët dhe punonjësit që aplikojnë për viza
Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare.
Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar.
"Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi.
Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.”
Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës.
Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore.
Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar.
Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës.
Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster.
Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze.
Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e gjuhës angleze në maturën shtetërore.
Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar.
Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës.
Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni!
ICELL 2016, Konferenca Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
2 Qershor dhe 22 Tetor, Tiranë, Shqipëri
Konferencat për gjuhën dhe letërsinë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një tendencë në mbarë botën akademike e mahnitur nga mënyrat e ndryshme të kuptimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës. Përveç ndërlidhjeve dhe ndërvarësive të tyre, idetë dhe qasjet e reja të disiplinave të ndryshme si të teorisë letrare, filozofisë, antropologjisë, gjuhësisë, pragmatikës dhe analizës të diskursit krahas revolucionit teknologjik dhe transformimeve social-kulturore ndikojnë edhe në studimin tonë të gjuhës dhe letërsisë. Konferenca ka për qëllim të eksplorojë këto dinamika duke u fokusuar në natyrën plotësuese të gjuhës, letërsisë dhe kulturës Anglofone dhe qendërsinë e tyre në jetën e njeriut.
Konferenca Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze është një Konferencë Ndërdisiplinore që ka për qëllim të sjellë së bashku teoricienë, hulumtues dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë përvojat dhe punën e tyre kërkimore, si dhe të diskutojnë sfidat praktike të hasura dhe zgjidhjet e ndërmarra në këtë fushë. ICELL mirëpret propozime për kumtesa në gjuhën dhe letërsinë angleze apo me përqendrim në gjuhë të tjera dhe letërsi të tjera por në krahasim me anglishten. Anglishtja është gjuhë e detyrueshme e abstrakteve dhe kumtesave.
Autorët e kumtesave mund t’i dërgojnë abstraktet e tyre në: [email protected]
Për më shumë vizitoni - http://icell.beder.edu.al/
THIRRJE PËR KUMTESA [2016]
2nd ICELL [VETËM VIRTUALISHT]
02 QERSHOR 2016
3rd ICELL [VETËM ME PJESËMARRJE]
22 TETOR 2016
YCEEC - KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dëshiron
t'ju informojë për një mundësi të papërsëritshme.
Për të gjithë ata admirues të penës të cilët dëshirojnë
të ndajnë shkrimet e tyre ju bëjmë me dije se:
KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
për të rrinjtë e shkollave të mesme në
Shqipëri shpallet zyrtarisht i hapur!
TEMA PËR EDICIONIN E KËTIJ VITI ËSHTË ...
Një nga të drejtat themelore të njeriut është përftimi i informacionit sa herë nevojitet. Megjithatë, kjo nevojë shfaqet disi e tepruar në botën e sotme duke rezultuar në efekte anësore të një informacioni të papërshtatshëm, të tepërt dhe të pavlerë i njohur edhe si Ndotje e Informacionit e cila mund të ketë efekt negativ në veprimtarinë tonë të përditshme dhe të manifesohet në një morì formash të ndryshme.
[ PYETJE ndihmë-ndjellëse ]
Cilat janë rreziqet e Ndotjes së Informacionit?
Përmendni disa mënyra për të minimizuar ose eliminuar një problem të tillë dhe mënyrat se si mund ta realizojmë këtë?
Në ç’forma shfaqet Ndotja e Informacionit, në familje , mes miqsh , në internet ?
Cilat janë rrethanat psikologjike, kulturore dhe ideologjike ku zhvillohet Ndotja e Informacionit dhe si luftohet ajo?
Si mund të ndikojë Ndotja e Informacionit në të ardhurat ekonomike dhe financiare të vendit?
PS: REZULTATET DHE FITUESIT DO TË SHPALLEN DITËN E CERMONISË SË NDARJES SË ÇMIMEVE :
DATË 05 MAJ 2016 [ORA :14.00, VENDI : SALLA E KONFERENCAVE, KATI -1, UNIVERSITETI BEDËR]
Hyrje
English Language and Literature Department has been organizing the Youth Creative English Essay Contest, which is in coordination with Hëna e Plotë (Bedër) University and British Council Albania since 2014. For each contest there have been participating approximately 400 pupils from private and public high schools in Albania. In their essays high school students have addressed global challenges and proposed potential solutions based on their own perspectives.
The Youth Creative English Essay Contest winners participate in the award ceremony, which are held at Hëna e Plotë (Bedër) University, Tirana, have the opportunity to visit British Council and Hëna e Plotë (Bedër) University, to participate in discussions and to share their ideas and listen to their peers from all around Albania.
The aim of this contest is to provide a chance for young writers from around the country to engage each other in discussion and to advance cross-cultural understanding.
Qëllimi
Qëllimi i këtij konkursi është të inkurajojë të gjithë nxënësit në Shqipëri;
të help young minds define problems related to stable peace and social harmony, discuss them, and offer possible solutions from their own perspectives
të contribute a positive impact on society by building social skills
të improve research and writing skills that are so essential for college years
të create a lifetime opportunity for high school students to exchange ideas with their peers.
Udhëzime
Eseja duhet:
be written in English;
be original, unpublished, and written entirely by student;
contain student’s original opinions and recommendations based on research;
be at least 1,500 words in length but no more than 2,000 (Citations and bibliography are not included in the word count);
be typed, double-spaced with margins: left: 1.5", right: 1", top: 1", bottom: 1", page-numbered;
include a bibliography;
comply with standards regarding citations and bibliography
Kriteret e Vlerësimit
The decision of the judges is final as relating to all contest matters.
Address the topic; Essay addresses the topic competently.
Focus; Essay is focused and purposeful.
Statement of the main idea; Main idea is stated clearly.
Discussion and support; Essay discusses the topic and supports the main idea.
Considerable research; Essay is based on a considerable research.
Eloquence; Essay displays an eloquent style in terms of sentence structure and word choice.
Conventions; Use of language is proper in terms of grammar, punctuation, and spelling.
Organization; Essay is well organized in terms of transition and paragraph order.
Length; Between 1,500 and 2,000 words
Referencing; References are proper and adequate, and indicated in a bibliography.
Originality; Overall, the essay is original.
Çmimet
Vendi i 1-rë
Tablet 10.1 inch
Vendi i 2-të
Tablet 8 inch
Vendi i 3-të
Tablet 6 inch
Vendet nga i 1-rë nga 20-shja
do të përfitojë bursë nga Universiteti Bedër
Të gjithë Pjesëmarrësit
do të marrin CERITIFIKATË PJESËMARRJEJE
[PS: Çmimet bashkë me certifikatat do të jepen ditën e Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve]
Aplikimi
Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë esetë e tyre në këtë e-mail ;
[email protected]
DATA TË RËNDËSISHME
24 DHJETOR 2015
Thirrje për Ese
24 DHJETOR - 05 MAJ 2016
Kohë Përgatitore
05 MAJ 2016
Afati i fundit i dorëzimit të Eseve
10-16 MAJ 2016
Shpallje e rezultateve - Fituesit
26 MAJ 2016
Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve
Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër mori pjesë në aktivitetin me titull: "Euraxess Bus Roadshow 2015", që u zhvillua në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës, më 16 tetor, nga ora 10:00 deri 15:00. Lektorë dhe studentë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Departamentit të Gjuhës Turke dhe Departamentit të Edukimit ishin pjesë e kësaj përvoje duke iu bashkuar iniciatives së AKTI-it.
AKTI, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, është pjesë e projektit "Rrjeti i Shërbimi Euraxess në Shqipëri" prej vitit 2014. Projekti, pjesë e kuadrit për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (FP7), financohet nga Bashkimi Evropian. AKTI është e vetmja Qendër Shërbimi në Shqipëri e cila ndihmon dhe krijon lehtësira për hulumtuesit dhe familjet e tyre në të gjitha çështjet që lidhen me përvojat e tyre të lëvizshmërisë. Qëllimi i këtij projekti është ngritja e Qendrave të Shërbimit EURAXESS në Shqipëri. EURAXESS ndihmon studiues, studentë dhe pedagogë të çojnë karrierën e tyre shkencore më tej.
Për më shumë vizitoni faqen web: http://www.euraxess.al/whatis/whatis.php
ose kontaktoni: http://www.euraxess.al/whatis/servicecenters.php