Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale.
Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë.
Njoftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik se
periudha e aplikimit në Programin e Shkëmbimit të
Përvojave Mevlana ka filluar.
Për të aplikuar në këtë program duhet të:
1. Plotësoni Formularin a Aplikimit për Kandidatët Studentë (për studentët) duke
i bashkëngjitur transkriptin tuaj të notave si dhe një dokument, i cili tregon
nivelin e gjuhës në rast se gjuha e mësimdhënies e institucionit mikpritës është gjuhë e huaj.
Stafi Academik duhet të plotësojë Formularin a Aplikimit e Informimit për Stafin Academik.
2. Dërgojani formularin koordinatorit të programit Mevlana të
departamentit përkatës brenda datës 10.04.2015.
Dokumentacionin e aplikimit dhe listën e institucioneve mikpritëse mund t'i gjeni në
faqen zyrtare të IRO: http://iro.beder.edu.al dhe të klikoni tek ikona Mevlana Exchange.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni postën elektronike të Zyrës së
Mevlana Exchange [email protected]
Një mundësi për të kaluar dy javë në Londër!
Të dashur miq,
British Council organizon një konkurs duke iu kërkuar t'i përgjigjeni një pyetjeje shumë të thjeshtë: "Përse nevojitet gjuha angleze për punësimin tuaj?"
Detajet janë si më poshtë.
Nëse jeni një student, i diplomuar apo një profesionist i ri që jeton në Shqipëri, pse nuk merrni pjesë në Konkursin tonë “English4Employability” ? Fituesi do të kalojë dy javë në Britaninë e Madhe, duke mësuar gjuhën angleze dhe takuar njerëz të rinj nga e gjithë bota. Gjithçka që duhet të bëni është t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje të thjeshtë: " Përse nevojitet gjuha angleze për punësimin tuaj?"
Konkursi “English4Employability” organizuar nga British Council është pjesë e programit “SEE Into the Future” ,"Shikoni Drejt të Ardhmes", i cili ndihmon në përmirësimin e mundësive për të rinjtë në shumë vende, duke përfshirë Shqipërinë, të zhvillojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre në mënyrë që të kenë perspektiva më të mira punësimi.
Konkursi “English4Employability” organizohet nga British Council dhe shkollat e gjuhës në Britaninë e Madhe.
Mos e humbisni këtë mundësi dhe vizitoni faqen e mëposhtme për të aplikuar në konkurs!
http://www.britishcouncil.al/en/events/english4employability