

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me z. Fari Laçka, i diplomuar në master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 2016.
Z. Laçka ndau me studentët eksperiencën e gjatë profesionale në fushën e përkthimit. Ai u shpjegoi studentëve disa metoda dhe strategji që përdoren gjatë përkthimit dhe interpretimit të librave.
Studentët drejtuan pyetje të shumta dhe mësuan njohuri të reja gjatë diskutimin interaktiv me të.
Leksioni i hapur u organizua në kuadër të ciklit të takimeve “Alumni Meeting – Career Path and Success”.