

Njësia e Sigurimit të brendshëm të Cilësisë së bashku me Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi takimin informues me GVB për vlerësimin e brendshëm të programit “Master profesional në mësuesi gjuhë angleze” që ofrohet nga departamenti i edukimit dhe gjuhës angleze. Në takim u diskutuan ngritja e GVB, koordinimi i punës, afatet kohore, njoftimi dhe përfshirja e studentëve në procesin e vlerësimit të brendshëm.