Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile : Arsimi i Mesёm i Lartё dhe Arsimi i Mesёm i Ulёt

Koordinator i programit

Dr. Enriketa Sogutlu

[email protected]

Bordi Shkencor


Dr. Irena Shehu ishehu@beder.edu.al
 
Dr. Edona Llukacaj ellukacaj@beder.edu.al 
 
Dr. William Martin [email protected]
 
 

 

Ky  program studimi zgjat 2 vite akademike (120 ECTS) dhe ka për qëllim përgatitjen me cilësi të lartë të mësuesve të gjuhës angleze. Studentët ndjekin kurse në lidhje me pedagogjinë, zhvillimin njerëzor, metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze si dhe një praktikë mësimore në fund të tij. Studentët gjithashtu do të njihen me mjetet për të vlerësuar kërkimet mbi praktikat në klasë. Programi është i hapur për të gjithë kandidatët me një diplomë bachelor në gjuhë dhe letërsi angleze, përkthim dhe interpretim në anglisht, studime britanike dhe studime amerikane. Mundësitë e karrierës përfshijnë: mësimdhënie në ciklin fillor dhe të mesëm në institucione të ndryshme publike dhe private, duke i mësuar nxënësit e rinj ose të rriturit nëpërmjet programeve dhe kurseve të ndryshme të gjuhës.

Kohëzgjatja e studimeve

Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze tё ndara në dy profile : Arsimi i Mesёm i Lartё dhe Arsimi i  Mesёm i Ulёt përbëhet nga 2 vite akademike të ndara në 4 semestra.

Numri i  Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm të Ulët dhe Arsimin e Mesëm të Lartë përbëhet nga 120 ECTS, 1 ECTS=25 ORË

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit, studentëve u jepet Diplomë Master - Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze pёr Arsimin e Mesёm tё Lartё ose  Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze pёArsimin  Mesёm tё Ulёt

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e programit Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze sipas profileve tё mёsipёrme kanё kёto mundёsi punёsimi:

  • Mësues të Gjuhës Angleze në shkolla publike dhe/ose private
  • Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse
  • Përkthyes dhe / ose redaktues në media
  • Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit
  • Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe / ose OJF të ndryshme
  • Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe / ose private

Plani Mësimor