Tema [2016] - Ndotja e Informacionit

YCEEC - KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dëshiron

t'ju informojë për një mundësi të papërsëritshme.

Për të gjithë ata admirues të penës të cilët dëshirojnë

të ndajnë shkrimet e tyre ju bëjmë me dije se:

KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE 

p
ër të rrinjtë e shkollave të mesme në

Shqipëri shpallet zyrtarisht i hapur!

 

TEMA PËR EDICIONIN E KËTIJ VITI ËSHTË ...

Një nga të drejtat themelore të njeriut është përftimi i informacionit sa herë nevojitet. Megjithatë, kjo nevojë shfaqet disi e tepruar në  botën e sotme duke rezultuar në efekte anësore të një informacioni të papërshtatshëm, të tepërt dhe të pavlerë i njohur edhe si Ndotje e Informacionit e cila mund të ketë efekt negativ në veprimtarinë tonë të përditshme dhe të manifesohet në një morì formash të ndryshme.

[ PYETJE ndihmë-ndjellëse ]

Cilat janë rreziqet e Ndotjes së Informacionit?

Përmendni disa mënyra për të minimizuar ose eliminuar një problem të tillë dhe mënyrat se si mund ta realizojmë këtë?

Në ç’forma shfaqet Ndotja e Informacionit, në familje , mes miqsh , në internet ?

Cilat janë rrethanat psikologjike, kulturore dhe ideologjike ku zhvillohet Ndotja e Informacionit dhe si luftohet ajo?

Si mund të ndikojë Ndotja e Informacionit në të ardhurat ekonomike dhe financiare të vendit?

 

PS: REZULTATET DHE FITUESIT DO TË SHPALLEN DITËN E CERMONISË SË NDARJES SË ÇMIMEVE : 

DATË   26 MAJ 2016 [ORA :14.00, VENDI : SALLA E KONFERENCAVE, KATI -1, UNIVERSITETI BEDËR]

 

DATA TË RËNDËSISHME

24 DHJETOR 2016 Thirrje për Ese
24 DHJETOR - 1 MAJ 2016 Kohë Përgatitore
05 MAJ 2016 Afati i fundit i dorëzimit të Eseve
10-16 MAJ 2016 Shpallje e rezultateve - Fituesit
26 MAJ 2016 Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve