Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua sot trajnimi i parë i ciklit të trajnimeve me studentë të “Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile: Arsimi i Mesëm i Lartё dhe Arsimi i Mesëm i Ulёt” në Kolegjin Universitar “Bedër”.
Në trajnim u dsikutua me mësuesit e ardhshëm roli që luan media në formësimin e ideve tona për botën, në mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin dhe përditshmërinë tonë, si dhe rëndësinë qe ka njohja e fushës së medias për të qenë një mësues dhe një qytetar i përgjegjshëm.
Këta studentë janë kontigjenti i mësuesve të ardhshëm, të cilët do të edukojnë nxënësit e sistemit parauniversitar në fushën e edukimit mediatik.
Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.