

Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua trajnimi i dytë i ciklit të trajnimeve me studentë të Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër”.
Trajnimi u zhvillua nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela.
Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.