DEPARTAMENTI I EDUKIMIT DHE GJUHËS ANGLEZE

  • ENGLISH
  • RRETH
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
    • Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
    • Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile : Arsimi i Mesёm i Lartё dhe Arsimi i Mesёm i Ulёt
  • STAFI
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • LAJMËRIME
    • Veprimtaritë Vjetore
    • Të dhëna kyçe për PRAKTIKËN MËSIMORE
    • Prezantimet e tezës për studentët e masterit
  • NGJARJET
    • GJLA - AKTIVITETET [2015 - 2016]
    • ICELL
      • Edicioni i 1-rë ICELL [20, 21 Nëntor 2015]
      • 2të ICELL – Edicioni Virtual [02, Qershor 2016]
    • YCEEC
      • YCEEC - Info
      • YCEEC - KONKURSI I 4-rt I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
      • YCEEC 2018
      • YCEEC - 2014
        • FITUESIT e 20 Vendeve të Para
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Vendi i 3-të
      • YCEEC - 2015
        • Pjesëmarrësit & Pikët
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Vendi i 3-të
      • YCEEC - 2016
        • Tema [2016] - Ndotja e Informacionit
        • YCEEC 2016 - Njëzet fituesit e Parë
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Ve Vendi i 3-të
      • YCEEC 2018
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • 𝐏𝐑𝐎𝐆𝐑𝐀𝐌 𝐈 𝐑𝐈 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐈𝐌𝐈 - “𝐅𝐎𝐑𝐌𝐈𝐌 𝐈 𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐔𝐀𝐑 𝐍Ё 𝐅𝐔𝐒𝐇Ё𝐍 𝐏𝐒𝐈𝐊𝐎-𝐏𝐄𝐃𝐀𝐆𝐎𝐆𝐉𝐈𝐊𝐄”
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Ceremonia e Diplomimit 2023
  • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizon "Bedër Alumni Reunion"
  • "Profesioni i Mësuesit: Rrugëtimi dhe Sfidat", seminar me znj. Fozilet Simoni

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 24
    MAJ
    "Bedër Alumni Reunion"
  • 12
    MAJ
    "Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat."
  • 10
    MAJ
    Konkursi YCEEC
  • 31
    MAR
    Takimet e zhvilluara gjatë procesit të akreditimit të programit në Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze
  • 01
    MAR
    Dita Internacionale
  • 28
    SHK
    “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”
  • 08
    SHK
    Leksione të hapura me znj. Arta Dade

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

24
MAJ

"Bedër Alumni Reunion"

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze dhe Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Alumni Reunion", ribashkim i të diplomuarve mes brezave të këtij departamenti. Aktivitetin e përshëndeti Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Irena Shehu. Ajo tha se ky takim ka si qëllim për të rifreskuar kujtimet dhe për të ndarë sukseseset mes njëri-tjetrit, shkëmbimin e pervojave duke arritur keshtu zgjerimin e netëork-ut dhe krijimin e lehtësirave të tjera. Gjithashtu znj. Shehu theksoi se përvoja e të diplomuarve është tejet e rëndësishme edhe për studentët aktual, pasi në këtë mënyrë zgjerohet rrjeti i niohjeve mes të diplomuarve duke shërbyer si një urë me tregun e punës. Të diplomuarit i përshëndeti edhe pedagogu Dr. Ëillim Martin. Ndërsa nga studentët përshëndeti znj. Xhulia Harremi dhe Rigelsa Qorri. Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm pedagogë të departamenti si dhe pedagogë të cilët kanë qenë pjesë e këtij departamenti ndër vite. Ky aktivitet shërben si një mundësi për të diplomuarit, të ndajnë përvojat e tyre, të ndërveprojnë dhe të diskutojnë arritjet e tyre në fushën profesionale. Aktiviteti u zhvillua në një ambient miqësor dhe të frytshëm, ku të diplomuarit shprehën mendimet e tyre, ndanë ide dhe biseduan për sfidat dhe mundësitë në fushën profesionale, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes të diplomuarve të brezave të ndryshëm.
12
MAJ

"Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat."

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin me temë: "Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat." E ftuar ne bashkëbisedim me studentët ishte Znj. Fozilet Simoni, specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (MAS). Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i studentëve rreth profesionit te mesuesit. Znj. Fozilet Simoni, gjithashtu, ndau me studentët përvojën e saj personale, duke i njohur ata me rrugëtimin e saj në mësuesi, si dhe i këshilloi të ndiqnin pasionin e tyre dhe të mos dorëzoheshin para vështirësive jo të pakta në këtë profesion.
10
MAJ

Konkursi YCEEC

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC, organizuar me nxënësit e shkollave të mesme. Dr. Irena Shehu, përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, theksoi faktin se cilësia e punimeve ka shënuar rritje çdo vit, duke përgëzuar pjesëmarrësit. Anëtarë të stafit dhe studentët pjesëmarrës patën mundësinë të shprehin vlerësimet e tyre lidhur me organizimin e përvitshëm të këtij konkursi duke i dhënë mundësinë të rinjve të shpalosin aftësitë e tyre. Më pas u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit dhe fituesit e çmimeve sipas kategorive.
31
MAR

Takimet e zhvilluara gjatë procesit të akreditimit të programit në Departamentin e Edukimit dhe Gjuhës Angleze

NJSBC koordinoi takimet e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm me stafin akademik, grupin punës dhe studentët e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, në kuadër të procesit të akreditimit për programin Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze në dy profile: Arsim i Mesëm i Lartë dhe Arsim i Mesëm i Ulët.
01
MAR

Dita Internacionale

Dekanati i Studentëve, në bashkëpunim me Zyrën e Klubeve Studentore dhe disa nga studentët e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, organizoi Ditën Internacionale në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër. Studentët tanë internacionalë, patën mundësinë të tregonin më shumë rreth kulturave dhe traditave të larmishme të shteteve nga të cilat vijnë, duke i paraqitur ato në stendat përkatëse. Nuk munguan edhe ushqimet tradicionale të përgatitura nga vetë ata, lojërat e ndryshme, shfaqjet artistike dhe një sërë aktivitetesh të tjera që i dhanë një atmosferë ndryshe.
28
SHK

“Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”

Kolegji Universitar Bedër në Bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias organizuan trajnimin e radhës në kuadër të projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”, ku pjesëmarrës ishin dhe pedagogët e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze. E ftuar në këtë trajnim ishte Carolyn Jones, specialiste e programit Fulbright, e një karrierë të gjatë në gazetari dhe përvojë në edukimin mediatik, solli përvojën amerikane në fushën e edukimit për median dhe informacionin dhe zhvilloi një seancë trajnimi dhe bashkëbisedimi me pedagogët pjesëmarrës për mënyrat më të mira për të përfshirë studentët dhe të rinjtë në drejtim të edukimit mediatik. Gjatë trajnimit Carolyn Jones u ndal te sfidat kryesore në lidhje me dezinformimin në peizazhin mediatik në SHBA, duke prekur tema të tilla si dobësimi i besimit te mediat tradicionale, forcimi i teorive të konspiracionit dhe i personazheve që i përhapin ato në debatin publik, si dhe konteksti i zhvillimeve politike dhe si kanë ndikuar ato në besimin që ka publiku te media. Gjatë trajnimit vëmendje e veçantë iu kushtua edukimit për median dhe informacionin si një nga mënyrat më të mira për të rritur imunizimin e publikut ndaj çrregullimeve informative. Duke sjellë shembuj të ushtrimeve dhe qasjeve konkrete me studentët në shkolla në lidhje me këtë temë, trajnerja ilustroi disa metoda që mund të përdoren në mënyrë që studentët të hyjnë në brendësi të gjithë zinxhirit të prodhimit të lajmeve, një njohuri që me sa duket është gjithnjë e më e rrezikuar. Trajnimi u mbyll me një diskutim me pedagogët për sfidat e arsimit në vend, por edhe në kontekstin global, sidomos në kuadrin e ndryshimeve teknologjike dhe prirjeve të çrregullimeve informative. Ky trajnim është pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm,” të zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
08
SHK

Leksione të hapura me znj. Arta Dade

  Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvilloi një seri leksionesh me të ftuar znj. Arta Dade. Në leksionet e hapura të cilat u organizuan në disa ditë morën pjesë studentët e Masterit Shkencor në Gjuhë Letërsi Angleze, studentët e Masterit Profesional në Mësuesi për Arsimin e Mesëm të lartë dhe Arsimin e Mesëm të Ulët si dhe studentët e Programit Bachelor. Fokusi i leksioneve të hapura ishte tek bashkëpunimi rajonal dhe kontributi i Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Ndër temat kryesore të leksioneve ishin: • Integrimi i Shqipërisë në BE • Bashkëpunimi Rajonal si parakusht për integrimin në BE • Kontributi i Shqipërisë në NATO
30
JAN

Prof. Dr. Sadije Bushati nё Bedёr

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike organizuan seminarin me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati.   Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, programi Master Professional për Mësuesi në Gjuhën Angleze dhe të Departamentit të Shkencave Kompjuterike.   Znj. Bushati diskutoi me studentët sfidat dhe arritjet e saj gjatë rrugëtimit si akademike në arsimin e lartë duke bërë një krahasim të mundësive që i janë ofruar gjatë regjimit komunist dhe atyre që ofrohen sot, si për studentët edhe stafet akademike. Prof. Bushati theksoi se përpos sfidave që paraqet çdo kohë apo sistem politik ku ne jetojmë, çdokush duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të kthyer çdo vështirësi në avantazh dhe në favor për arritjet profesionale.   Këmbëngulja, motivimi dhe pasioni për dijen janë elementë shumë të rëndësishëm në rrugëtimin drejt arsimimit. Seminari u mbyll me pyetje dhe diskutime me interes nga studentët.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • >
© 2023 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.