Z. Philip McCann, kolumnist i çështjeve të kulturës dhe artit ishte i ftuar në lëndën 'Letërsi Postkoloniale', ku lektron Dr. Edona Llukaçaj.
Në bashkëbisedimin me studentët e lëndës dhe anëtarët e Youth Club, z.McCann foli mbi eksperiencën e tij si kolumnist, duke përfshirë kontributin e tij si kritik letrar për “The Guardian & The Spectator”.
Ai gjithashtu u fokusua në një prej tregimeve të tij nga përmbledhja "The Miracle Shed" (UK: Faber & Faber, 1996), për të ilustruar margjinalizimin shoqëror, si një çështje që vijon të ketë ndikim domethënës në mbarë botën dhe si një prej temave të lëndës në fjalë.