ICELL - KONFERENCA NDËRKOMBËTARE NË GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE

 

ICELL 2016, Konferenca Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

2 Qershor dhe 22 Tetor, Tiranë, Shqipëri

Konferencat për gjuhën dhe letërsinë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një tendencë në mbarë botën akademike e mahnitur nga mënyrat e ndryshme të kuptimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës. Përveç ndërlidhjeve dhe ndërvarësive të tyre, idetë dhe qasjet e reja të disiplinave të ndryshme si të teorisë letrare, filozofisë, antropologjisë, gjuhësisë, pragmatikës dhe analizës të diskursit krahas revolucionit teknologjik dhe transformimeve social-kulturore ndikojnë edhe në studimin tonë të gjuhës dhe letërsisë. Konferenca ka për qëllim të eksplorojë këto dinamika duke u fokusuar në natyrën plotësuese të gjuhës, letërsisë dhe kulturës Anglofone dhe qendërsinë e tyre në jetën e njeriut.

Konferenca Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze është një Konferencë Ndërdisiplinore që ka për qëllim të sjellë së bashku teoricienë, hulumtues dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë përvojat dhe punën e tyre kërkimore, si dhe të diskutojnë sfidat praktike të hasura dhe zgjidhjet e ndërmarra në këtë fushë. ICELL mirëpret propozime për kumtesa në gjuhën dhe letërsinë angleze apo me përqendrim në gjuhë të tjera dhe letërsi të tjera por në krahasim me anglishten. Anglishtja është gjuhë e detyrueshme e abstrakteve dhe kumtesave.

Autorët e kumtesave mund t’i  dërgojnë abstraktet e tyre në: [email protected]

Për më shumë vizitoni http://icell.beder.edu.al/

 

THIRRJE PËR KUMTESA [2016]

2nd ICELL [VETËM VIRTUALISHT]

02 QERSHOR 2016

3rd ICELL [VETËM ME PJESËMARRJE]

 

22 TETOR 2016