Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër mori pjesë në aktivitetin me titull: "Euraxess Bus Roadshow 2015", që u zhvillua në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës, më 16 tetor, nga ora 10:00 deri 15:00. Lektorë dhe studentë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Departamentit të Gjuhës Turke dhe Departamentit të Edukimit ishin pjesë e kësaj përvoje duke iu bashkuar iniciatives së AKTI-it.
AKTI, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, është pjesë e projektit "Rrjeti i Shërbimi Euraxess në Shqipëri" prej vitit 2014. Projekti, pjesë e kuadrit për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (FP7), financohet nga Bashkimi Evropian. AKTI është e vetmja Qendër Shërbimi në Shqipëri e cila ndihmon dhe krijon lehtësira për hulumtuesit dhe familjet e tyre në të gjitha çështjet që lidhen me përvojat e tyre të lëvizshmërisë. Qëllimi i këtij projekti është ngritja e Qendrave të Shërbimit EURAXESS në Shqipëri. EURAXESS ndihmon studiues, studentë dhe pedagogë të çojnë karrierën e tyre shkencore më tej.
Për më shumë vizitoni faqen web: http://www.euraxess.al/whatis/whatis.php
ose kontaktoni: http://www.euraxess.al/whatis/servicecenters.php