DEPARTAMENTI I EDUKIMIT DHE GJUHËS ANGLEZE

  • ENGLISH
  • RRETH
    • Rreth Departamentit
    • Përgjegjësi i Departamentit
  • PROGRAMET
    • Formim Psiko-Pedagogjik
    • Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
    • Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
    • Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile : Arsimi i Mesёm i Lartё dhe Arsimi i Mesёm i Ulёt
  • STAFI
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • LAJMËRIME
    • Veprimtaritë Vjetore
    • Të dhëna kyçe për PRAKTIKËN MËSIMORE
    • Prezantimet e tezës për studentët e masterit
  • NGJARJET
    • GJLA - AKTIVITETET [2015 - 2016]
    • ICELL
      • Edicioni i 1-rë ICELL [20, 21 Nëntor 2015]
      • 2të ICELL – Edicioni Virtual [02, Qershor 2016]
    • YCEEC
      • YCEEC - Info
      • YCEEC - KONKURSI I 4-rt I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
      • YCEEC 2018
      • YCEEC - 2014
        • FITUESIT e 20 Vendeve të Para
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Vendi i 3-të
      • YCEEC - 2015
        • Pjesëmarrësit & Pikët
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Vendi i 3-të
      • YCEEC - 2016
        • Tema [2016] - Ndotja e Informacionit
        • YCEEC 2016 - Njëzet fituesit e Parë
        • Vendi i 1-rë
        • Vendi i 2-të
        • Ve Vendi i 3-të
      • YCEEC 2018
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit YCEEC dhe Creative Writing
  • "Mësimdhënia dhe të Nxënit në Epokën Digjitale”
  • Departamenti i EEL organizon leksionin e hapur me Prof. Assoc. Dr Ivana Trajanoska
  • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit ndau çmimet e dy konkurseve për maturantët
  • Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • “Alumni Meeting – Career Path and Success”
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 30
    NËN
    Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • 17
    NËN
    Panairi i Librit - Promovimi i librit "Enciklopedia Imagjinare”
  • 14
    NËN
    Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”
  • 09
    NËN
    Bashkëbisedim me Z. Philip McCann
  • 02
    NËN
    Takim me të Diplomuarit - Rrugët Drejt Suksesit dhe Karrierës
  • 03
    TET
    Ditët e orientimit
  • 24
    MAJ
    "Bedër Alumni Reunion"

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

30
NËN

Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”

Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua trajnimi i dytë i ciklit të trajnimeve me studentë të Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Bedër”. Trajnimi u zhvillua nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela. Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
17
NËN

Panairi i Librit - Promovimi i librit "Enciklopedia Imagjinare”

Studentët e Vitit të Tretë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, së bashku me anëtarët e Youth Club morën pjesë në promovimin e librit” Enciklopedia Imagjinare”, postroman, të Prof. Dr Bajram Kosumi, organizuar në Panairin e Librit të Tiranës. Në bashkëbisedimin me studentët, Kosumi foli për Letërsinë Shqipe e atë të huaj dhe për rëndësinë e studimeve te thelluara në Shkencat Humane. Ai gjithashtu foli për vizitën e tij të parë në Bedër 7 vite më parë dhe mbresat pozitive që takimi me studentet kishte. Për më tepër Profesori i Nderuar dhe Intelektuali i angazhuar, Kosumi shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për një tjetër vizitë dhe takim të zgjeruar me studentet dhe stafin e Bedër, në të ardhmen e afërt.
14
NËN

Trajnim - “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”

Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua sot trajnimi i parë i ciklit të trajnimeve me studentë të “Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile: Arsimi i Mesëm i Lartё dhe Arsimi i Mesëm i Ulёt” në Kolegjin Universitar “Bedër”. Në trajnim u dsikutua me mësuesit e ardhshëm roli që luan media në formësimin e ideve tona për botën, në mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin dhe përditshmërinë tonë, si dhe rëndësinë qe ka njohja e fushës së medias për të qenë një mësues dhe një qytetar i përgjegjshëm. Këta studentë janë kontigjenti i mësuesve të ardhshëm, të cilët do të edukojnë nxënësit e sistemit parauniversitar në fushën e edukimit mediatik. Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
09
NËN

Bashkëbisedim me Z. Philip McCann

Z. Philip McCann, kolumnist i çështjeve të kulturës dhe artit ishte i ftuar në lëndën 'Letërsi Postkoloniale', ku lektron Dr. Edona Llukaçaj. Në bashkëbisedimin me studentët e lëndës dhe anëtarët e Youth Club, z.McCann foli mbi eksperiencën e tij si kolumnist, duke përfshirë kontributin e tij si kritik letrar për “The Guardian & The Spectator”. Ai gjithashtu u fokusua në një prej tregimeve të tij nga përmbledhja "The Miracle Shed" (UK: Faber & Faber, 1996), për të ilustruar margjinalizimin shoqëror, si një çështje që vijon të ketë ndikim domethënës në mbarë botën dhe si një prej temave të lëndës në fjalë.
02
NËN

Takim me të Diplomuarit - Rrugët Drejt Suksesit dhe Karrierës

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi një leksion të hapur me z. Fari Laçka, i diplomuar në master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 2016. Z. Laçka ndau me studentët eksperiencën e gjatë profesionale në fushën e përkthimit. Ai u shpjegoi studentëve disa metoda dhe strategji që përdoren gjatë përkthimit dhe interpretimit të librave. Studentët drejtuan pyetje të shumta dhe mësuan njohuri të reja gjatë diskutimin interaktiv me të. Leksioni i hapur u organizua në kuadër të ciklit të takimeve "Alumni Meeting – Career Path and Success”.
03
TET

Ditët e orientimit

Në kuadër të ditëve të orientimit studentët e vitit të parë të Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Anglese zhvilluan biseda konstruktive me stafin akademik. Studentët morën këshilla të vlefshme dhe gjithashtu u njohën me të gjitha aspektet për të pasur një mbarëvajtje të suksesshme të jetës studentore.
24
MAJ

"Bedër Alumni Reunion"

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze dhe Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Alumni Reunion", ribashkim i të diplomuarve mes brezave të këtij departamenti. Aktivitetin e përshëndeti Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Irena Shehu. Ajo tha se ky takim ka si qëllim për të rifreskuar kujtimet dhe për të ndarë sukseseset mes njëri-tjetrit, shkëmbimin e pervojave duke arritur keshtu zgjerimin e netëork-ut dhe krijimin e lehtësirave të tjera. Gjithashtu znj. Shehu theksoi se përvoja e të diplomuarve është tejet e rëndësishme edhe për studentët aktual, pasi në këtë mënyrë zgjerohet rrjeti i niohjeve mes të diplomuarve duke shërbyer si një urë me tregun e punës. Të diplomuarit i përshëndeti edhe pedagogu Dr. Ëillim Martin. Ndërsa nga studentët përshëndeti znj. Xhulia Harremi dhe Rigelsa Qorri. Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm pedagogë të departamenti si dhe pedagogë të cilët kanë qenë pjesë e këtij departamenti ndër vite. Ky aktivitet shërben si një mundësi për të diplomuarit, të ndajnë përvojat e tyre, të ndërveprojnë dhe të diskutojnë arritjet e tyre në fushën profesionale. Aktiviteti u zhvillua në një ambient miqësor dhe të frytshëm, ku të diplomuarit shprehën mendimet e tyre, ndanë ide dhe biseduan për sfidat dhe mundësitë në fushën profesionale, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes të diplomuarve të brezave të ndryshëm.
12
MAJ

"Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat."

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin me temë: "Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat." E ftuar ne bashkëbisedim me studentët ishte Znj. Fozilet Simoni, specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (MAS). Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i studentëve rreth profesionit te mesuesit. Znj. Fozilet Simoni, gjithashtu, ndau me studentët përvojën e saj personale, duke i njohur ata me rrugëtimin e saj në mësuesi, si dhe i këshilloi të ndiqnin pasionin e tyre dhe të mos dorëzoheshin para vështirësive jo të pakta në këtë profesion.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.