YCEEC - KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dëshiron
t'ju informojë për një mundësi të papërsëritshme.
Për të gjithë ata admirues të penës të cilët dëshirojnë
të ndajnë shkrimet e tyre ju bëjmë me dije se:
KONKURSI I 3-të I ESESË PËR TË RINJTË NË GJUHËN ANGLEZE
për të rrinjtë e shkollave të mesme në
Shqipëri shpallet zyrtarisht i hapur!
TEMA PËR EDICIONIN E KËTIJ VITI ËSHTË ...
Një nga të drejtat themelore të njeriut është përftimi i informacionit sa herë nevojitet. Megjithatë, kjo nevojë shfaqet disi e tepruar në botën e sotme duke rezultuar në efekte anësore të një informacioni të papërshtatshëm, të tepërt dhe të pavlerë i njohur edhe si Ndotje e Informacionit e cila mund të ketë efekt negativ në veprimtarinë tonë të përditshme dhe të manifesohet në një morì formash të ndryshme.
[ PYETJE ndihmë-ndjellëse ]
Cilat janë rreziqet e Ndotjes së Informacionit?
Përmendni disa mënyra për të minimizuar ose eliminuar një problem të tillë dhe mënyrat se si mund ta realizojmë këtë?
Në ç’forma shfaqet Ndotja e Informacionit, në familje , mes miqsh , në internet ?
Cilat janë rrethanat psikologjike, kulturore dhe ideologjike ku zhvillohet Ndotja e Informacionit dhe si luftohet ajo?
Si mund të ndikojë Ndotja e Informacionit në të ardhurat ekonomike dhe financiare të vendit?
PS: REZULTATET DHE FITUESIT DO TË SHPALLEN DITËN E CERMONISË SË NDARJES SË ÇMIMEVE :
DATË 26 MAJ 2016 [ORA :14.00, VENDI : SALLA E KONFERENCAVE, KATI -1, UNIVERSITETI BEDËR]
DATA TË RËNDËSISHME
24 DHJETOR 2016 | Thirrje për Ese |
24 DHJETOR - 1 MAJ 2016 | Kohë Përgatitore |
05 MAJ 2016 | Afati i fundit i dorëzimit të Eseve |
10-16 MAJ 2016 | Shpallje e rezultateve - Fituesit |
26 MAJ 2016 | Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve |