Formim Psiko-Pedagogjik

Koordinator i programit

Dr. Irena Shehu

 

[email protected]

Bordi Shkencor


Dr. Irena Shehu ishehu@@beder.edu.al 
 
Dr. Edona Llukacaj ellukacaj@beder.edu.al 
 
Dr. William K. Martin wmartin@beder.edu.al
 
 

Kohëzgjatja e studimeve

 Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike përbëhet nga një semestër.

Numri i Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike përbëhet nga 35 ECTS. 

Titulli 

Në përfundim të programit, studentëve u jepet Certifikata në Formimi i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike.

Objektivat e programit:

Objektivat e programit të formimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike janë projektuar në mënyrë të tillë që t`u ofrojnë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për profesionin e mësuesit.

Përmes ndërthurjes së teorisë me praktikën, programi synon të përgatisë mësues të kualifikuar, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e mësimdhënies.

 

Të diplomuarit e këtij program studimi do të kenë arritur një formim të plotë intelektual e profesional, i domosdoshëm për të ushtruar profesionin e mësuesit në fusha dhe disiplina të ndryshme.

 

Programi i studimit synon:

  1. Zhvillimin e njohurive dhe aftësive të mësuesve të ardhshëm, duke përfshirë teoritë, metodologjitë dhe teknikat e aplikueshme në praktikën e punës së një mësuesi;
  2. Aftësimin e mësuesve në zhvillimin e planeve mësimore, organizimin e klasës dhe menaxhimin e disiplinës;
  3. Aftësimin e mësuesve në trajtimin e nevojave të veçanta të nxënësve, duke përfshirë aftësitë e tyre të të nxënit, sfidat emocionale dhe sjelljen;
  4. Aftësimin e mësuesve për të bashkëpunuar me prindërit dhe komunitetin në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit;
  5. Pajisjen e mësuesve me teknika dhe metoda bashkëkohore për të mundësuar një edukim sa më cilësor, duke përfshirë edhe edukimin holistik;
  6. Aftësimin e mësuesve për të monitoruar dhe vlerësuar perfomancën e nxënësve;
  7. Ndërtimin e një perspektive të qartë mbi praktikën e mësimdhënies duke përfshirë vlerësimin e nevojave të ndryshme të nxënësve dhe aftësitë e tyre të zhvillimit, si dhe përdorimin e teknologjisë dhe resurseve të tjera në funksion të një mësimdhënieje efikase.

Plani Mësimor

Formim Psiko-Pedagogjik