Të dhëna kyçe për PRAKTIKËN MËSIMORE

 

Informacion i shkurtër: çdo student duhet të marrë pjesë në 110 orë në 12 javë [që do të thotë të paktën 10 orë në javë gjithsej]. Në 6 javët e para, kandidatët marrin pjesë në klasat e mësuesve të tyre udhëheqës, ndërsa 5 javët e fundit janë periudhë praktike, në të cilën ata janë të detyruar të japin mësim të hapur.

Përmbajtja e Portofolit: Kandidatët mësimdhënës duhet të përgatisin një portofol I cili duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme;

a. Shënimet personale të marra gjatë orëve të vëzhgimit të mësuesve udhëheqës [gjithsej 11 formularë që tregojnë se si është zhvilluar mësimi]

b. Planet Ditore [gjithsej 5 plane mësimore të cilat kanë zbatuar kandidatët mësues]

c. Test [gjithsej 2 bashkë me zgjidhjet duke përfshirë edhe rezultatet e tyre]

d. Materialet Mësimore -  gjithsej 1 [i përdorur në një orë mësimore]

e. Zbatimin dhe shpjegimin e 2 materialeve të kursit

f. Raportin që reflekton këtë përvojë [përafërsisht 4 faqe]

Mënyra e vlerësimit: Mënyra e vlerësimit do të jetë totali i: 50 % Vlerësimi i lektorit: 30 % Vlerësimi i  Udhëheqësit dhe 20% vlerësimit i raportit.

 
 
Fat të mbarë dhe suksese!