

Në kuadër të angazhimit të studentëve në fushën e kërkimit shkencor, përgjatë javëve të ardhshme në ambientet e institucionit tonë do të zhvillohet paketa e trajnimeve për studentët e ekselencës.
Kjo paketë përfshin njohjen me mënyrat e hartimit të projekteve shkencore, aspektet financiare dhe logjistike në realizimin e tyre, movitimi dhe kreativiteti si koncepte bazë në mbarëvajtjen e kësaj fushe etj.
Pjesëmarrja e çdo studenti në këtë paketë trajnimesh do të përcaktohet nga mesatarja e deritanishme e programit të studimit e cila duhet të jetë minimalisht 3.5 dhe gjuha angleze duke filluar nga niveli B1 i saj.
Të gjithë studentët e Bedër të cilët dëshirojnë të marrin pjesë dhe që normalisht i plotësojnë 2 kriteret e lartëpërmendura duhet që fillimisht të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të kontaktojnë për çdo informacion të nevojshëm me Znj. Ermira Shkreta në emailin e mëposhtëm: [email protected]