Zhvillohen zgjedhjet për anëratët e Këshillit Studentor

Studentët e Kolegjit Universitar Bedër votuan sot për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Studentor. Procesi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 14:00, nën mbikqyrjen e Komisionit të Zgjedhjeve. Pas kësaj faze të përzgjedhjes së anëtarëve, do të zhvillohet dhe procesi i dytë i zgjedhjeve për strukturat e reja drejtuese të këtij organi.

Këshilli Studentor është organizim i pavarur i studentëve në Kolegjin Universitar Bedër, i cili promovon pjesëmarrjen e tyre në organet drejtuese. Këshilli koordinon përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të studentëve në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshilli i studentëve zgjidhet çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Ky organ organizohet në nivel institucioni, me përfaqësues nga të gjitha fakultetet dhe departamentet përkatëse.