“MËSIMDHËNIA E GJUHËS SË HUAJ TE GRUPMOSHAT E VOGLA”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze zhvilloi një leksion të hapur me studentët e programeve Bachelor dhe Master, në kuadër të ciklit të takimeve me profesionistët e fushës. Eva Çota, themeluesja dhe drejtuesja e Academy of European Languages, ishte e ftuar për të diskutuar me studentët duke ndarë eksperiencat e saj në fushën e mësimdhënies së gjuhës së huaj te grupmoshat e vogla.
 
Leksioni u zhvillua në formë bashkëbisedimi ku studentët kishin mundësinë të pyesnin për metodologjive që përdoren në mësimdhënie dhe aktivitete të vecanta për fëmijët. Në fund të takimit u shkëmbyen kontakte mes Academy of European Languages dhe studentëve të Kolegjit Universitar Beder.