BEDËR DHURON 10 LAPTOPË PËR STUDENTËT E RINJ

Kolegji Universitar Bedër organizoi sot ceremoninë e shparndarjes së çmimeve të shorteut për dhurimin e 10 laptopëve të markës “DELL”. Të pranishëm në ceremeoni ishin drejtues të universitetit, të cilët uruan fituesit dhe premtuan se “Bedër” do të vazhdojë të mbështesë dhe nxisë studentët edhe në të ardhmen për përdorimin e teknologjisë.

Gjatë prezantimit, studentët e rinj shprehën kënaqësinë dhe optimizmin që tashmë janë pjesë e Kolegjit Universitar Bedër, si dhe për programet e studimit që kanë zgjedhur për të ndërtuar të ardhmen e tyre.  

Shorteu për dhurimin e laptopëve u hodh onlinë gjatë muajve të verës, ku pjesëmarrës ishin rreth 150 kandidatë që kishin bërë rezervimin për të studiuar në Kolegjin Universitar Bedër për vitin akademik 2021-2022.

Fituesit janë:

  • Burim Kreka – Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Kristi Hoxha – Shkenca Kompjuterike
  • Olsiana Hasa – Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Reshat Nela – Informatikë Ekonomike
  • Denada Canaj – Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Ambra Sota – Drejtësi
  • Adela Sinani – Shkenca Komunikimi
  • Armela Shabi – Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Iris Lala – Informatikë Ekonomike

I urojmë suksese në rrugën akademik të saponisur studentëve tanë!