“Bedër” riakreditohet edhe me 5 vite të tjera

Bordi i Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e radhës, të mbajtur më datë 16 dhjetor 2021, mori vendimin për akreditimin institucional me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vitesh të Kolegjit Universitar “Bedër”.

Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, si dhe procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë process. Vlerësimi për akreditimin me 5 vite të Kolegjit Universitar Bedër mbështetet në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës së ekspertëve në institucion.

Me këtë vlerësim Kolegji Universitar Bedër konfirmohet edhe një herë si një nga institucionet më të rëndësishme dhe më serioze të arsimit të lartë në Shqipëri.