“Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizon Workshop-in Online me temë: “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”.
Disa nga temat që do të diskutohen në këtë workshop janë:
• Ecuria e borxhit të jashtëm gjatë këtyre 5 viteve;
• Si kanë ndikuar PPP në ekonominë shqiptare dhe në rritjen e borxhit?
• Cila ka qenë efiçenca e menaxhimit të PPP?
Referues do të jenë:
• Dr. Ndriçim Ciroka - Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër;
• Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani - Dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Bedër;
• Eduina Maksuti – Lektore pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër;
• Irina Canco – Lektore në Universitetin Europian të Tiranës;
• Uran Derri - Specialist ekonomie dhe finance;
• Bledar Striniqi - Pedagog finance në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Datë: 04 shkurt 2021
Ora: 11:00
Takimi do të zhvillohet nëpërmjet platformës ZOOM.