Të dashur studentë të masterit,
Meqenëse jeni pranuar të filloni me punimin e diplomës, shpresojmë që t’i keni diskutuar ndërkohë tezat tuaja me këshilltarët tuaj akademikë dhe keni filluar të shkruani planin e tezës suaj. Sidoqoftë, ju duhet të mbani shënim këto data të cilat janë planifikuar për ta bërë këtë proces serioz për shkëmbimin e përvojave profesionale, për takimet zyrtare jo vetëm me “këshilltarët tuaj akademikë të tezës”, por, gjithashtu, edhe me “akademikë” dhe “studentë të tjerë të masterit”. Shpresojmë që këto takime t’ju vijnë në ndihmë:
· për t’u fokusuar në kërkimin tuaj personal shumë herë përpara afatit të dorëzimit [31 maj 2016].
· për të përmirësuar punimin tuaj duke marrë kritika dhe komente të herëpashershme nga këshilltarët tuaj të tezës, akademikë, madje edhe nga studentë të tjerë të masterit.
· për të rritur përgjegjësinë tuaj për të respektuar afatet e përcaktuara më herët.
Datat e prezantimit të punimeve për studentët e ELL
1. 22 mars 2016 [10.00-12.00]- Salla e Senatit
2. 29 mars 2016 [09.00- 11.00]- Salla e Senatit
3. 12 prill 2016 [09.00- 11.00]- Salla e Senatit
4. 26 prill 2016 [09.00- 11.00]- Salla e Senatit
5. 10 maj 2016 [09.00- 11.00]- Salla e Senatit
6. 24 maj 2016 [09.00- 11.00]- Salla e Senatit