
Koordinator i programitDr. Ana Uka[email protected] |
Bordi Shkencor
|
Ky program studimi zgjat 1.5 vite akademike (90 ECTS) dhe ka për qëllim përgatitjen me cilësi të lartë të mësuesve të gjuhës angleze. Studentët ndjekin kurse në lidhje me pedagogjinë, zhvillimin njerëzor, metodologjinë angleze si dhe një praktikë mësimore në fund të tij. Studentët gjithashtu do të njihen me mjetet për të vlerësuar kërkimet mbi praktikat në klasë. Programi është i hapur për të gjithë kandidatët me një diplomë bachelor në gjuhë dhe letërsi angleze, përkthim dhe interpretim në anglisht, studime britanike dhe studime amerikane. Mundësitë e karrierës përfshijnë: mësimdhënie në ciklin fillor dhe të mesëm në institucione të ndryshme publike dhe private, duke i mësuar nxënësit e rinj ose të rriturit nëpërmjet programeve dhe kurseve të ndryshme të gjuhës.
Kohëzgjatja e studimeve
Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme përbëhet nga 1.5 vite akademike të ndara në 3 semestra.
Numri i Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme përbëhet nga 90 ECTS, 1 ECTS=25 ORË
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit , studentëve u jepet Diplomë Master - Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme
Mundësitë e Punësimit
Të diplomuarit e programit Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze për Shkollat e Mesme mund të kryejnë detyrat e mëposhtme:
- Mësues të Gjuhës Angleze në shkolla publike dhe/ose private
- Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse
- Përkthyes dhe / ose redaktues në media
- Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit
- Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe / ose OJF të ndryshme
- Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe / ose private
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | PSD 471 | Psikologji Zhvillimi | English | A | 64 | 86 | 3.50 | 6 |
2 | ELL 423 | Teori dhe Perqasje ne Mesimdhenien e gjuhes angleze | English | B | 64 | 87 | 4.00 | 6 |
3 | EDU 401 | Hyrje në Edukim | English | A | 64 | 87 | 3.50 | 6 |
4 | EDU 417 | Teknologjite Mësimore dhe Projektimi I Materialeve | English | D | 64 | 81 | 3.50 | 6 |
5 | EDU 413 | Teorite dhe Perqasjet ne Mesimdhenie dhe Mesimnxenie | English | B | 64 | 76 | 3.50 | 6 |
Gjithsej | 320 | 417 | 18 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ELL 412 | Metodat në Mësimdhënien e Aftësive Gjuhësore të gjuhës Angleze | English | B | 64 | 81 | 4.00 | 6 |
2 | ELL 420 | Menaxhimi dhe Udhëheqja e Klasës | English | C | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
3 | ELL 418 | Vlerësim dhe Kontroll Njohurish | English | B | 64 | 77 | 4.00 | 6 |
4 | ELL 502 | Metoda Kërkimore | English | A | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
5 | ELL 502 | Metoda Kërkimore | English | A | 64 | 86 | 4.00 | 6 |
6 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 320 | 416 | 20 | 30 |
Semestri3 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | ELL 551 | Tezë | English | F | 32 | 344 | 2.00 | 15 |
2 | ELL 541 | Praktikë mësimore | English | E | 48 | 325 | 3.00 | 15 |
Gjithsej | 80 | 669 | 5 | 30 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
ELL 431 | Psikolinguistikë | English | D | 64 | 88 | 4.00 | 6 |
ELL 410 | Zhvillimi i Kurrikulave | English | D | 64 | 81 | 4.00 | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)