Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Koordinator i programit

Dr.William Martin

wmartin@beder.edu.al

Bordi Shkencor


Dr. Irena Shehu [email protected]
 
Dr. Edona Llukacaj [email protected] 
 
Dr. William Martin [email protected]
 
 


Masteri shkencor në gjuhë dhe letërsi është organizuar në mënyrë të tille që studentët të hulumtojnë mbi letërsinë, folklorin, historinë dhe kulturën e gjuhës angleze. Në këtë program masteri gjuha angleze është gjuhë e detyrueshme e kursit; zhvillimi historik i gjuhës dhe i letërsisë, marrëdhëniet midis gjuhës dhe të menduarit si dhe marrëdhëniet midis gjuhës dhe kulturës do të shihen në këndvështrime komplekse. Kurset e avancuara në letërsi dhe kulturë ndërthuren me elementin gjuhësor-kërkimor. Analiza gjithëpërfshirëse, kritika letrare dhe krijimtaria artistike janë pjesë e programit. Të diplomuarit angazhohen në aktivitete profesionale- kërkimore dhe motivohen për studime të mëtejshme në fushën përkatëse. Mësimi zhvillohet në gjuhën angleze dhe zgjat dy vjet. Programi përmban 120 ECTS dhe përbëhet nga 13 lëndë, 1 projekt dhe finalizohet me një punim shkencor akademik.

Kohëzgjatja e studimeve

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze  përbëhet nga dy vite akademike të ndara në 4 semestra

Numri i Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze përbëhet nga 120 ECTS, 1 ECTS=25 ORË

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit, studentëve u jepet Diplomë Master - Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e programit Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze mund të kryejnë detyrat e mëposhtme:

  • Përkthyes në administratën publike dhe/ose organizata vendase dhe/ose ndërkombëtare
  • Akademik në Universitet
  • Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse
  • Përkthyes dhe/ose redaktues në media
  • Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit
  • Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe/ose OJF të ndryshme
  • Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe/ose private