Përgjegjësi i Departamentit

Dr. Irena SHEHU

Dr. Irena Shehu është e angazhuar si lektore në Kolegjin Universitar Beder , si lektore në
pogramin bachelor dhe master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
 
Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën
Anglistikë, në drejtimin “Studime Angleze dhe Amerikane”. Më pas është diplomuar në
programin Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik” në
Universitetin e Tiranës. Në vitin 2016 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave në Psikologji-
Pedagogji në Universitetin Europian të Tiranës.
 
Krahas studimeve universitare dhe pasuniversitare, ajo ka bërë një sërë trajnimesh dhe
kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka ndjekur programin CELTA në Londër, në Gusht
të vitit 2018.
 
Dr. Shehu ka një eksperiencë prej 10 vitesh në mësimdhënie, në nivel parauniversitar ku ka
arritur kategorinë ´”Mësues i kualifikuar”, si dhe në nivel universitar në shumë universitete
shtetërore dhe private të vendit.
 
Ajo është anëtare bordi në disa konferenca dhe revista shkencore. Ajo është autore e një sërë
artikujsh të botuara në konferenca dhe revista shkencore brenda dhe jashtë vendit të fokusura në
mësimdhënie dhe gjuhët e huaja.
 
Fusha e ekspertizës së saj janë: mësimdhënia, gjuhësia, metodologjia si dhe apsektet kulturore të
gjuhëve të huaja.

 

Vlen të përmendet se Dr. Irena Shehu zotëron gjuhët e huaja si: Anglisht, Frengjisht dhe Italisht.