Koordinator i programitDr. Albana Çekrezi | 
			
				Bordi Shkencor
  | 
		||||||||||||||
Kohëzgjatja e studimeve
Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze përbëhet nga tre vite akademike të ndara në gjashtë semestra
Numri i Krediteve (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Sistemi Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze pëbëhet nga 180 ECTS, 1 ECTS=25 ORË
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit, studentëve u jepet Diplomë Bachelor - Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Mundësitë e Punësimit
Të diplomuarit e programit Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze mund të kryejnë detyrat e mëposhtme:
- Mësues të Gjuhës Angleze në shkolla publike dhe/ose private, profili cikël i ulët
 - Përkthyes në administratën publike dhe/ose organizata vendase dhe/ose ndërkombëtare
 - Punonjës kërkimor në universitet
 - Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse
 - Përkthyes dhe/ose redaktues në media
 - Komunikues ndërkulturor në fushën e turizmit
 - Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe/ose OJF të ndryshme
 - Mediator i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe/ose private