
Emri i Lëndës : Aftësi Gjuhësore Akademike II | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
ELL 112-1 | B | 2 | 5 | 0 | 0 | 5.00 | 7 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | English | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Silabusi i këtij kursi ka një strukturë shumë dimensionale që përfshin gramatikë dhe fjalor të ndërthurur tek aftësitë e të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit. Për sa i përket leximit do të theksohet kuptimi i tij, njohja e fjalorit dhe leximi më i gjerë. Ky kurs ka si qëllim të zhvillojë aftësitë e të mësuarit të studentëve duke i përfshirë ata në detyra, duke i lënë të punojnë në mënyrë të pavaruar me fjalor apo edhe burime të tjera gjuhësore. Kursi ka si qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentëve dhe sidomos aftësitë e leximit dhe shkrimit. Tekstet e këtij kursi do të ndihmojnë studentët të përmirësojnë aftësinë e të kuptuarit në fusha të ndryshme (p.sh shkenca sociale, shkenca natyrore dhe shkencat humane) me metoda të ndryshme të diskursit( p.sh interpretim, tregim dhe argumentim). Studentët do të zhvillojne aftësitë e mendimit kritik nëpermjet konkluzioneve dhe aftësive për të formuluar pyetje. Tekstet përfshijnë aspekte kulturore të vendeve anglisht folëse e më tej duke ndihmuar edukimin ndërkulturor të studentëve. Shkrimi është zhvilluar nëpërmjet studimit më të thellë të strukturës gramatikore dhe praktikës së teknikave të shkrimit të paragrafëve dhe sidomos eseve pesë paragrafëshe. Studentët përmirësojnë aftësinë e tyre në formimin e fjalive të tipeve të ndryshme. | |||||||
Objektivat | Kursi ka për qëllim: - Të zhvillojë aftësitë verbale dhe të lexuarit të studentëve - Të përmirësojë përdorimin dhe përvetësimin e fjalorit duke mësuar strategji gjatë leximit - Të mësojë si të shkruajnë letra, njoftime dhe tregime - Të zhvillojë njohuritë e artikujve leksikore duke përfshirë foljet dhe renditjet e tyre - Të zhvillojë aftësitë e ndërveprimit shoqëror të studentëve nëpërmjet mësimit sesi të nisin një bashkëbisedim dhe si të japin opinione | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Paraqitja e silabusit tek studentët. Hyrje të përgjithshme. Historitë e mësimit të gjuhës. Vetë vlerësimi i aftësive në gjuhën angleze. Përsëritje në gramatikë: llojet bazë të fjalive në gjuhën angleze. | |||||||
2 | Përgatitja për studimet akademike: Të lexuarit e fjalorëve dhe të kuptuarit e tekstese të shkurtra informuese. Para shkrimi dhe strategjitë e ruajtjes. Parafrazimi në tituj. Vazhdimi i përsëritjes për llojet bazë të fjalive në gjuhën angleze. | |||||||
3 | Marrjae shënimeve dhe dëgjimi i lektorit për idetë kryesore. Pjesëmarrja në një seminar me diskutim. Nohjae grupeve emërore. Përdorimi i fjalorit një gjuhësh. Gramatika e be, have dhe do. | |||||||
4 | Të kuptuarit dhe nxjerrja e informacioneve bazë në tekste. Te shkruash një përshkrim të shkurtër të informacionit vizual. Gramatika e kohës së tashme dhe të ardhme. | |||||||
5 | Marrja e shënimeve për shkurtimet dhe simbolet. Të folurit në një kontekst seminari. Njohja e informacionit bazë në një leksion. Familjarizimi me fjalorin akademik. Vazhdimi i i përsëritjes të kohës së tashme dhe të ardhme. | |||||||
6 | Përdorimi i ndajfoljeve për të shprehur një situatë në tekste. Analiza dhe të shkruarit e fjalive temë dhe mbështetja me fakte. Gramatika e past dhe perfect tense. | |||||||
7 | Pjesëmarrja në një diskutim tutorial. Njohja e gjuhës për përshkrimin e ideve kryesore dhe faktet mbështetëse në leksione. Kuptimi i fjalëve të panjohura në fjali. Përsëritje e gramatikës së past dhe perfect tense. | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Të shkruash hyrjen e eseve. Identifikimi i qëllimit dhe strukturës së tekstit. Parafrazimi: ndryshimet e emrit dhe foljes. Gramatika e foljeve modale. | |||||||
10 | Marrja e shënimeve duke përdorur diagramat. Njohja dhe praktika e gjuhës së trupit në leksione. Fjalori i kategorizimit dhe klasifikimit. Vazhdim i studimit te foljeve modale. | |||||||
11 | Analiza dhe të shkruarit e konkluzioneve të esesë. Identifikimi i gjuhës së bashkuar dhe gjuhës mbrojtëse në tekste. Gramatika e formës pasive. | |||||||
12 | Marrja e shënimeve lineare. Interpretimi dhe diskutimi rreth rezultatit të shkruar në tutorial. Identifikimi i shenjave të pikësimit gjatë të folurit në leksione. Vazhdimi i përsëritjes rreth formës pasive. | |||||||
13 | Analiza e përshkrimeve të shkrimit të proceseve dhe të shkruarit e paragrafit që përshkruan procesin. Të lexuarit e teksteve të njohura akademike. Gramatika e infinitivit dhe formës –ing. | |||||||
14 | Përdorimi i shënimeve në leksione për të dhënë shpjegime të detajuara. Të bësh një prezantim të shkurtër. Ndërtimi i familjes së fjalëve me anë të prapashtesave. Vazhdimi i Përsëritjes së infinitivit dhe formës –ing. | |||||||
15 | Përsëritje; Reflektim; Vetë – vlerësim i progresit. | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | - | |||||||
Përdorimi i komp. | - | |||||||
Të tjera | - | |||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë ligjëratat e gjata dhe leksionet dhe do të studiojnë pjesët komplekse të argumentit në gjuhën angleze. | |||||||
2 | Studentët do të jenë në gjendje të lexojnë artikuj dhe tekste në gjuhën angleze në lidhje me tema të përkohshme në të cilat shkrimtari ka përdorur një këndvështrim apo qëndrim të vecante. | |||||||
3 | Studentët do të jenë në gjendje të marin pjesë në diksutimet akademike në gjuhën angleze, të prezantojnë në shkallën e duhur përshkrimet e detajuara dhe të mbrojnë një këndvështrim të caktuar duke përmendur avantazhe dhe disavantazhe të ndryshme. | |||||||
4 | Studentët do të jenë në gjendje të mbajnë shënime dhe të shkruajnë ese dhe përmbledhje në gjuhën angleze. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 20 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 40 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 15 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 75 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 25 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 5 | 80 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 3 | 42 | |||||
Detyra | 1 | 2 | 2 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 14 | 14 | |||||
Të tjera | 3 | 5 | 15 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 163 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 6.52 | |||||||
ECTS | 7 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)