Zhvillohet trajnimi i parë i projektit “Edukimi mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”

Në kuadër të projektit për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm”, u zhvillua trajnimi i parë i ciklit të trajnimeve me studentë të “Master Profesional në Mësuesi: Gjuhë Angleze i ndarë në dy profile: Arsimi i Mesëm i Lartё dhe Arsimi i Mesëm i Ulёt” në Kolegjin Universitar “Bedër”.

Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit Dr. Erlis Çela, iu shpjegoi studentëve rolin dhe qëllimin e projektit.

Ndërsa, trajnimi u zhvillua nga lektori i shkencave të komunikimit, Alban Tufa. Ai fokusua në njohjen e medias, modeleve të komunikimit masiv si dhe mënyrat e funksionimit të mediave të reja.

Më tej, ai diskutoi me mësuesit e ardhshëm rolin që luan media në formësimin e ideve tona për botën, në mënyrën se si ne e perceptojmë realitetin dhe përditshmërinë tonë, si dhe rëndësinë qe ka njohja fushës së medias për të qenë një mësues një qytetar i përgjegjshëm.

Këta studentë janë kontigjenti i mësuesve të ardhshëm, të cilët do të edukojnë nxënësit e sistemit parauniversitar në fushën e edukimit mediatik.

Projekti për “Edukimin mbi Median dhe Informacionin me Mësuesit e Ardhshëm” implementohet nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.