"Bedër Alumni Reunion"

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze dhe Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizuan "Bedër Alumni Reunion", ribashkim i të diplomuarve mes brezave të këtij departamenti.

Aktivitetin e përshëndeti Përgjegjësja e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Irena Shehu.

Ajo tha se ky takim ka si qëllim për të rifreskuar kujtimet dhe për të ndarë sukseseset mes njëri-tjetrit, shkëmbimin e pervojave duke arritur keshtu zgjerimin e netëork-ut dhe krijimin e lehtësirave të tjera. Gjithashtu znj. Shehu theksoi se përvoja e të diplomuarve është tejet e rëndësishme edhe për studentët aktual, pasi në këtë mënyrë zgjerohet rrjeti i niohjeve mes të diplomuarve duke shërbyer si një urë me tregun e punës.

Të diplomuarit i përshëndeti edhe pedagogu Dr. Ëillim Martin. Ndërsa nga studentët përshëndeti znj. Xhulia Harremi dhe Rigelsa Qorri.

Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm pedagogë të departamenti si dhe pedagogë të cilët kanë qenë pjesë e këtij departamenti ndër vite.

Ky aktivitet shërben si një mundësi për të diplomuarit, të ndajnë përvojat e tyre, të ndërveprojnë dhe të diskutojnë arritjet e tyre në fushën profesionale.

Aktiviteti u zhvillua në një ambient miqësor dhe të frytshëm, ku të diplomuarit shprehën mendimet e tyre, ndanë ide dhe biseduan për sfidat dhe mundësitë në fushën profesionale, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe ndërtimin e lidhjeve të reja mes të diplomuarve të brezave të ndryshëm.