"Profesioni i Mësuesit: Rrugëtimi dhe Sfidat", seminar me znj. Fozilet Simoni

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze organizoi seminarin e titulluar "Profesioni i Mësuesit: Rrugëtimi dhe Sfidat". 
E ftuar ishte znj. Fozilet Simoni, specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar. 
Me një eksperience prej dekash në fushën e arsimit, Fozilet Simoni ndau përvojën e saj me studentët e masterit profesional mbi rrugëtimin dhe sfidat e mësuesve. 
Gjithashtu, ajo informoi studentet mbi etapat që duhet të ndjekin, si liçensimi dhe portali i mësuesit.