Ekipi i “Bedër” nis përgatitjet për Konkursin Ndërkombëtar të Jessup

Konkursi Ndërkombëtar Philip C. Jessup International Laë Moot Court Competition, nën administrimin e ILSA-s, bashkon studentët e së Drejtës Ndërkombëtare nga i gjithë globi. Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 800 universitete në mbarë botën.
 
Studentët e Drejtësisë nga Kolegji Universitar Bedër do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë edicion, i cili do të zhvillohet online mes datave 15 Mars - 18 Prill. Grupi përbëhet nga Razije Hela, Elvis Lika, Inisa Sota, Erkan Hasanaj dhe Aisha Morina. Ndërkohë trajnerët e tyre janë Daniel Klingenberg dhe Dr. Gentjan Skara.
 
Këto ditë ekipi i “Bedër” po zhvillon përballje miqësore me ekipe nga vende të ndryshme. Gjatë përballjeve që po u paraprijnë garimit final, studentët parashtrojnë argumentet e tyre lidhur me ceshtje dhe kauza që u caktohen trupi gjykues, prej të cilit marrin vlerësime dhe sugjerime.