Ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet më të mira në konkursin YCEEC, organizuar me nxënësit e shkollave të mesme. 
Dr. Irena Shehu, përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, theksoi faktin se cilësia e punimeve ka shënuar rritje çdo vit, duke përgëzuar pjesëmarrësit.
Anëtarë të stafit dhe studentët pjesëmarrës patën mundësinë të shprehin vlerësimet e tyre lidhur me organizimin e përvitshëm të këtij konkursi duke i dhënë mundësinë të rinjve të shpalosin aftësitë e tyre.
Më pas u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit dhe fituesit e çmimeve sipas kategorive.