Përfaqësues të Universitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe drejtues të Organizatës Ndërkombëtare “Educators without Borders” zhvilluan një vizitë në Kolegjin Universitar Bedër, ku u pritën nga Rektori, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesit më të lartë të institucionit.
Mes të tjerash, qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi (MoU) mes Kolegjit Universitar “Bedër” dhe Organizatës Ndërkombëtare “Educators without Borders”, e kryesuar nga Prof. Mohamed Albaili.
Kjo marrëveshje konsiston në bashkëpunimin mes dy institucioneve në fushën e trajnimeve për mësuesit, nxënësit në nevojë dhe drejtuesit e shkollave në arsimin parauniversitar në kohë krize. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të ofrohen trajnime jo vetëm për pjesëmarrësit vendas, por edhe për ata nga rajoni.