"Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat."

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizoi seminarin me temë: "Profesioni i Mësuesit. Rrugëtimi dhe Sfidat."

E ftuar ne bashkëbisedim me studentët ishte Znj. Fozilet Simoni, specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Vlerësimit të Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (MAS).

Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i studentëve rreth profesionit te mesuesit. Znj. Fozilet Simoni, gjithashtu, ndau me studentët përvojën e saj personale, duke i njohur ata me rrugëtimin e saj në mësuesi, si dhe i këshilloi të ndiqnin pasionin e tyre dhe të mos dorëzoheshin para vështirësive jo të pakta në këtë profesion.