“Kapitalizmi digjital, kontradiktat e digjitalizimit të industristë”.

Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze organizuan për studentët leksionin e hapur me PhD. Peter Schadt me temë “Kapitalizmi digjital, kontradiktat e digjitalizimit të industristë”.

Në leksion, u diskutuan gjerësisht kontradiktat e procesit të digjitalizimit ndër të cilat përmendim interesin në rritje të kompanive për të digjitalizuar prodhimin e tyre, programin Industry 4.0 të shtetit gjerman si dhe rolin e punës në kapitalizmin e digjitalizuar.

Nuk munguan pyetjet e studentëve lidhur me temën e trajtuar, duke e bërë edhe më interaktiv takimin.