Dita Internacionale

Dekanati i Studentëve, në bashkëpunim me Zyrën e Klubeve Studentore dhe disa nga studentët e Departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, organizoi Ditën Internacionale në ambientet e Kolegjit Universitar Bedër.

Studentët tanë internacionalë, patën mundësinë të tregonin më shumë rreth kulturave dhe traditave të larmishme të shteteve nga të cilat vijnë, duke i paraqitur ato në stendat përkatëse.

Nuk munguan edhe ushqimet tradicionale të përgatitura nga vetë ata, lojërat e ndryshme, shfaqjet artistike dhe një sërë aktivitetesh të tjera që i dhanë një atmosferë ndryshe.