Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor

Departamenti Shkencave të Komunikimit dhe Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, zhvilluan leksionin e hapur me temë “Kompetencat e Komunikimit ndërkulturor”. E ftuar për leksion ishte profesoresha dhe shkrimtarja nga Universiteti Amerikan i Shkupit, Prof. Asoc Dr. Ivana Trajanoska.
 

Ajo diskutoi me studentët e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe Shkencave të Komunikimit në lidhje me kulturën, rëndësinë e saj në komunikim, bashkekzistencën e kulturave.
Prof Trajanoska diskutoi me studentët idenë e të menduarit jashtë kutisë. Sipas saj, komunikimi ndërkulturor duhet të shihet si mënyrë të menduari jashtë kutisë.
 

Leksioni u zhvillua në mënyrë interaktive, dhe student patën mundësinë të pyesnin dhe të angazhoheshin me ushtrime.